“Jeni një tufë ped…, nuk fitoni kurrë“, Evra gjobitet tre vite pas ofendimit ndaj lojtarëve të PSG!

Në vitin 2019, Manchester United fitoi në Paris ndaj vendasve të PSG me rezultatin 1-3 duke i eliminuar nga kompeticioni i Champions League. Në tribunat e stadiumit, Parc des Princes së bashku me Paul Pogba ishte edhe Patrice Evra, i cili injoroi lojtarët e PSG ndërsa nuk ngurroi t’i fyente duke përdorur një gjuhë të ashpër duke theksuar se ata ishin një “tufë ped… që nuk do të fitonin kurrë”.

Megjithatë, “loja” e Evra nuk do të ishte mësuar kurrë nëse nuk do të qarkullonte më pas një video që tregonte talljet e ish-mbrojtësit. Menjëherë, shoqata të ndryshme dolën kundër francezit duke e akuzuar për fyerje publike ndaj një grupi personash që kishin një orientim seksual të caktuar.

Evra kërkoi edhe falje publike, megjithatë tre vite më pas nga ai episod, francezi është dënuar me një gjobë prej 1500 eurosh.

Lexo me shume