Jeni shok me Veliajn? Këlliçi: Mos më ofendoni, e dua Tiranën

Zgjedhjet lokale në Shqipëri ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo.

I ftuar në studio deputeti Belind Këlliçi u pyet nga moderatori Xhafo rreth një deklarate të bërë nga kryebashkiaku Veliaj pikërisht në studion e “Log” rreth vizitës së tij në SHBA ku i pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, për të cilën numri një i Tiranës tha se: “Kam shumë respekt për dhëndrit e shokëve”.

I pyetur nga Xhafo se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?

Këlliçi: Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten tim, kjo pyetje është ofendim për mua,. Nuk jam një brez me të as nuk jam i ardhur në Tiranë.

Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?

Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Lexo me shume