Jep dorëheqjen kryeministrja britanike Liz Truss

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka qenë nën presionin e deputetëve konservatorë për të dhënë dorëheqjen, pas dorëheqjes së Suella Braverman si sekretare e Brendshme dhe pas krizës që pësoi qeveria e saj.

Gjashtë javë pasi u bë kryeministre e Britanisë, Truss është hasur me probleme të shumta, me opinionin publik dhe deputetët e partisë së saj të cilët ishin në pikëpytje për qeverisjen e saj.

/abcnews.al

Lexo me shume