“Jeta në harresë”/ Ekspozita kushtuar refugjatëve afganë që u strehuan në Shëngjin

Në gushtin e vitit 2021 në Tiranë mbërriti një prej grupeve të para të refugjatëve afganë.

Pothuajse dy mijë refugjatë u strehuan në muajt në vijim në një hotel në bregdetin shqiptar. Gazetarja Franziska Tschinderle, lindur më 1994 në Austri dhe fotografi shqiptar Ilir Tsouko, i kanë ndjekur nga afër këta njerëz për një vit me radhë: studentë, nëpunës, biznesmenë dhe basketbolliste.
“Ishte një gjë shumë e mirë që shkuam aty për shumë muaj. Ishte një ngjarje që kishte vëmendje. për arsye se nuk ndodh shpesh në Evropë që refugjatët e evakuuar të qëndrojnë në vende të tilla. në 2015 shkova në Greqi dhe specifikisht ne të gjithë e njohim pamjen e kampeve aty.të qëndroje aty ishte e frikshme”– shprehet gazetarja Franziska Tschinderle.

Gazetarja Tschinderle hulumtoi rreth historikut të hotelit për librin e saj mbi Shqipërinë, një vëllim me reportazhe i cili pa dritën e botimit në gjuhën gjermane në mars 2022. Ndërsa fotografi Tsouko dokumentoi jetën në hotel përmes fotografive, ndër të tjera me porosi të revistës ZEIT Magazine dhe për Ëashington Post. Punimet e tyre i kanë prezantuar në qendrën kulturore Tulla.
“Kur shkova në avganistan e kuptova pse ishte kaq e rëndësishme të evakuoeshin. pse ishte kaq e rëndësishme të veprohej  shumë shpejt. Ata rrezikuan jetën për perëndimin dhe ishte përgjegjësia e perëndimit ti nxirrte që aty”- shprehet fotografi Ilir Tsouko.
Ky aktivitet organizohet nga Fondacioni Friedrich-Ebert Tirana, dhe Ambasada Gjermane në kuadër të tetorit gjerman.

Top ChannelLexo me shume