“Jo, tha, kurrë!”/ Berisha rrëfen bisedën me Bashën për paratë ruse pas sinjalizimit të ambasadorit Lu: Ai nuk tregon se ku i mori

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur mbrëmë për financimet ruse të Partisë Demokratike në kohën ku ajo drejtohej nga Lulzim Basha, u shpreh se ambasadori amerikan në atë kohë Donald Lu i ka dërguar në zyrë artikullin e medias amerikane dhe deklaratën e bërë nga Nick Muzin për lobim për Lulzim Bashën. Ai tha se ka thirrur ne zyrë Lulzim Bashën, por ky i fundit i ka thënë se çdo gjë që ka bërë është brenda kuadrit ligjor të vendit tonë dhe atij ndërkombëtar.

“Tani që doli Departamenti i Shtetit dhe lajmi në VOA, Basha doli dhe e mohoi në mënyrë kategorike. U tha deputetëve që ambasadorja do e përgënjeshtrojë këtë nesër. Dialogu mes Majkos dhe Alibeajt u bë në këtë sfond. Por ambasadorja nuk e mohoi. Ajo konfirmoi atë që tha Departamenti i Shtetit. Kemi të bëjmë me faktin tjetër. Kur ambasadori Lu më solli artikullin e “Mother Jones. Më solli vetëm fishën ku Nick Muzin dëshmonte se ai është lobist i Lulzim Bashës dhe kishte marrë këto para. Ambasadori kapi Belindin dhe i thotë: “I kam dërguar Berishës dosjen e financimit rus të Lulzim Bashës”. U thotë disa deputetëve. E thirra unë Lulzim Bashën.

I them: “Ja urdhëro”. Ambasadori më ka sjellë këtë. Si qëndron? Jo, tha kurrë. I them tani më thuaj një gjë, a janë konform ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare. Plotësisht më tha. Dhe unë e besova.

Asnjë qindarkë nuk ka dalë nga PD. Ajo është afera personale e atij. Atëherë duhet të pranosh ku i more dhe të pranosh edhe dënimin. Ai nuk tregon se ku i mori. Ato para as nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga arka e PD-së. Dosja në prokurori tregon që nuk është kryer asnjë veprim me asnjë qindarkë nga PD në këtë drejtim. Basha duhet të ketë përgjegjësinë minimale më njerëzore dhe të thotë që unë këto para i kam marrë dhe i kam dërguar në Skoci. Te këto kompani me filanin dhe këtë numër udhëtimi.

Dhe pastaj del që paratë kanë qenë ruse apo nuk kanë qenë ruse. Qeveria amerikane deri më sot nuk ka vënë dot, nuk ka rrjedhur dot as edhe një fakt të vetëm konkret. Nuk ka dhënë dot asnjë fakt. E kanë apo nuk e kanë praktikë. Merr të gjithë motivacionin e atyre që janë sanksionuar edhe dy muaj përpara. Unë që jam këtu kam deklaruar që në momentin e parë që qeveria e SHBA, Blinken bashkë me këtë zonjën këtu të nxjerrin një fakt të vetëm, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes”, – tha Berisha.

 

Lexo me shume