Jo vetëm Barça, edhe Reali kthen sytë nga Bayern/ Kërkon t’i marrë titullarin

Bayern Munich është kthyer në targetin e gjigantëve europian, përsa i përket merkatos. Përveç Barcelonës që i mori kampionëve të Gjermanisë Robert Lewandowskin dhe po ndjek me vëmendje Joshua Kimich, tashmë edhe Real Madrid ka kthyer sytë nga bavarezët.

Mediet spanjolle raportojnë se “Los Blancos” duan që të afrojnë në radhët e tyre talentin e mbrojtjes së Bayern, Alphonso Davies.

21-vjeçari është duke bërë shumë mirë në ekipin e Julian Nagelsmann dhe performanca e tij nuk u ka shpëtuar klubeve kryesore në Europë, përfshirë këtu edhe madrilenët.

Reali është duke kërkuar për një mbrojtës të majtë dhe nga Spanja theksohet se te madrilenët janë të gatshëm të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e kanadezit.

Davies ka kontratë deri në 2025-ën me Bayern Munich, ndërsa kartoni i tij në treg aktualisht vlerësohet 70 milionë euro, por e sigurt është se nëse kampionët e Gjermanisë do lejojnë largimin e talentit 21-vjeçar ajo do të ndodh për një shifër shumë herë më të lartë.

Lexo me shume