Jo vetëm Kupën e Botës, Katari do të presë edhe Kupën e Azisë 2023

Pas Kupës së Botës, e cila do të mbahet në nëntorit dhe në dhjetor, Katari do të presë edhe Kupën e Azisë 2023 pasi mundi konkurrencën nga Koreja e Jugut dhe Indonezia.

Kështu, Katari do të bëhet vendi i parë që do të presë tre herë këtë ngjarje pas edicioneve të 1988 dhe 2011. Kupa e Azisë fillimisht ishte planifikuar  në Kinë, e cila megjithatë ka hequr dorë në muajt e fundit për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Për shkak të temperaturave të larta të verës në Katar, është e mundur që datat e turneut të zhvendosen./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume