Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico Madrid

Joao Felix është shprehur i pakënaqur me zgjedhjen e Diego Simeone për të mos startuar në formacionin titullar. Sipas raportimeve spanjolle, portugezi po mendon të largohet nga Atletico Madrid pas Kupës së Botës në merkaton e janarit.

Siç u përmend në emisionin spanjoll “COPE”, arsyeja kryesore pse Felix po mendon të largohet është sepse ai beson se Simeone nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj tij dhe të njëjtat taktika do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

Marrëdhëniet e Felix-it me Simeonen nuk kanë qenë më të mirat kohët e fundit, gjë që u duk në ndeshjen e mbrëmshme kur trajneri argjentinas solli Witsel në vend të portugezit, i cili u kthye në pankinë i nervozuar pas nxhemjes. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume