John Elkann e letra për aksionerët: “Viti zero për Juventus, Giuntoli do të plazmojë të ardhmen”_6639fa73c89af.png

John Elkann e letra për aksionerët: “Viti zero për Juventus, Giuntoli do të plazmojë të ardhmen”

John Elkann, në letrën drejtuar aksionerëve të Exor, rezervon dy pasazhe thelbësore për Juventus, duke u fokusuar në momentin aktual dhe perspektivat e së ardhmes: “2023 përfaqësoi një vit tranzicioni. Nën bordin e ri të drejtorëve të kryesuar nga Gianluca Ferrero, vëmendja iu kushtua zgjidhjes së çështjeve me të cilat klubi po përballej me Drejtësinë Sportive, si në Itali ashtu edhe në Europë. Sezoni 2023/24 është pra viti Zero, në të cilin klubi po hedh themelet për rikthimin e tij, si brenda dhe jashtë fushës”.
“Cristiano Giuntoli, i cili mbërriti në vitin 2023 dhe sapo u emërua ‘Drejtori më i mirë sportiv i vitit’ në Globe Soccer Awards për punën e tij me Napolin vitin e kaluar – thotë Elkann – do të ndihmojë në formimin e së ardhmes së Juventus. Skuadra synon të kthehet në Champions League dhe tashmë ka konfirmuar praninë e saj në Kupën e Botës FIFA të zgjeruar të Klubeve në verën e vitit 2025. Me një fokus më të madh te talentet e rinj të Next Gen (të cilët kanë dëshmuar vlerën e tyre këtë vit), Juventus synon të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme kostosh në përputhje me rregulloret e reja të UEFA-s”.
Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur
ZANAFILLA E ‘DERI NË FUND’
Pastaj përmendja e njerëzve bardhezinj dhe motoja e klubit: “Nëse i njeh tifozët tanë, lojtarët tanë dhe shpirtin tonë, shprehja “deri në fund” nuk do t’ju tingëllojë e re. Ajo mishëron vendosmërinë e klubit për të vazhduar të luftojë dhe kapërcejë kundërshtitë, një bindje pikërisht e Edoardo Agnelli kur u emërua president më 24 korrik 1923”. “Që nga ai moment – përfundoi Elkann – filloi një histori shekullore dashurie mes familjeve bardhezi e familjes sime. Një lidhje që në vitin 2023 e festuam me breza tifozësh në Itali dhe në mbarë botën, të gjithë të bashkuar nga dashuria për Juventus. Forza Juve “.

Burimi