Jorginho, prioriteti i Barcelonës

Lojtar i lirë në fund të sezonit, Jorginho (30 vjeç) është një nga objektivat e Barcelonës. Skuadra katalanase tashmë e parashikon një të ardhme pa Sergio Busquets, kontrata e të cilit përfundon në korrik 2023. Në këtë kuptim, italo-braziliani është një nga objektivat e skuadrës katalanase duke qenë një mundësi tregu me kosto zero.

Këtë e ka siguruar Joao Santos, agjenti i Jorginhos, në deklaratat e mbledhura nga As: “Kontrata e Jorginhos përfundon në qershor, por prioriteti ynë është rinovimi me Chelsea. Barcelona? Ndoshta kam folur për të ose ndoshta për lojtarë të tjerë. Unë kam qenë atje, si dhe në Madrid, Valencia, Lyon… Është puna ime”. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume