Juventus mund Empolin dhe gjen fitoren e dytë radhazi

Java e 11 e kampionatit Italian nisi me suksesin e lehtë të Juventusit në shtëpi kundër Empolit. Rezultati 4 me 0 tregon thuajse gjithçka sa i takon historisë së rivalitetit në këtë ndeshje.

 

Sinjale pozitive për Maks Alegrin, pasi skuadra e tij mori fitoren e dytë radhazi duke sjellë një lloj qetësie në ambientin bardhezi.

 

Moise Ken zhbllokoi shumë shpejt rezultatin në favor të skuadrës vendase që në minutën  8.

 

Pas një starti shumë agresiv, Juventus uli ritmin dhe I dha mundësi Empolit të kontrollonte lojen, ndonëse toskanet nuk qënë shumë të rrezikshëm.

 

Madje ishte Juventus që në kundërsulm mund të kishte shënuar më shumë gola në pjesën e parë me anë të Ken dhe Mk-Keni.

 

E megjithatë është pikërisht amerikani që dyfishoi shifrat në minutën e 56  pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Kudrado.

 

Nga ky moment e deri në fund pothuajse nuk pati më ndeshje pasi miqtë u dorëzuan tërësisht ndërsa Juventus shenoi edhe dy gola të tjerë me protagonist të njejtin emer, francezin Rabio në minutat 82 dhe 94.

 

Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe parakalon përkohësisht Interin që sonte në mbrëmje është I impenjuar në transferte kundër Fiorentinës.

Lexo me shume