Juventus nuk është e “Zonja” në Europë, nga Anglia sulmojnë Agnellin

Tre humbje në katër ndeshjet e grupeve të Champions League bëjnë që Juventus të jetë me një “këmbë jashtë” Europës. Disfata kundër Maccabi Haifa në Izrael ishte tepër e rëndë për italianët teksa zhgënjimet në Champions vijojnë të mbeten një “plagë” e pashëruar për “Zonjën e Vjetër”. Në një moment të vështirë për skuadrën dhe drejtuesit, nga Anglia nuk “ia përtojnë” të sulmojnë edhe më shumë presidentin Andrea Agnelli.

Shkak është bërë Superliga Europiane, projekti i ideuar nga Juventus, Real Madrid dhe Barcelona që mbeti vetëm në letër, të paktën për momentin pasi tre klubet vijojnë të këmbëngulin për këtë opsion. Mediat angleze “godasin nën brezë” bardhezinjtë dhe Agnellin duke theksuar se italianët e kërkojnë projektin e Superligës pasi Juventus nuk është e “Zonja” në Champions League.

“Agnelli bën mirë të mos mendojë më për Superligën, por të përqendrohet te administrimi i Juventusit pasi punët nuk i ka mirë. Juventus nën udhëheqjen “brilante” të Agnellit e gjen veten në vendin e tetë me vetëm tre fitore në nëntë ndeshje të Serisë A. Kërkon të luajë në Superligë dhe të shmangë Champions League pasi Juventus duket sikur nuk është e “Zonja” aty”, shkruan Daily Mail.

Lexo me shume