Juventus shpenzoi më shumë se 1 miliard euro në pesë sezone

Juventusi ka arritur dy herë në finalen e Champions League në 2015 dhe 2017. Ishte një shenjë progresi, dukej se ekipit i mungonte një detaj i vogël për sukses absolut.

Për këtë arsye drejtuesit vendosën të shpenzojnë një shumë të madhe për Cristiano Ronaldon. Që atëherë, klubi ka vazhduar të hedhë para, por sa më shumë investojnë, aq më i dobët bëhet ekipi, shkruan albeu.com.

Që nga sezoni 2018/19, Juventusi ka shpenzuar 1.068 miliardë euro për lojtarë të rinj, sipas Football Italia. Kështu, ata tejkaluan me disa qindra milionë konkurrentët e tyre italianë. Megjithatë, nuk u bë më mirë.

Juventusi është larg nga top 4 në Serie A dhe rrezikon të humbasë në fazën e eliminimit të Champions League. /G.D albeu.com/

Lexo me shume