Juventus u ndal në derbi, Allegri: “Mbrëmje ters për Vlahovic. E ardhmja? Të arrijmë njëherë objektivin”_6639ed58191fe.jpeg

Juventus u ndal në derbi, Allegri: “Mbrëmje ters për Vlahovic. E ardhmja? Të arrijmë njëherë objektivin”

Juventus nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në derbin ndaj Torinos, duke mbetur pesë pikë larg vendit të dytë me një ndeshje më shumë. Kundër ekipit Granata, bardhezinjtë nuk mundën të krijonin raste të mëdha, duke konfirmuar një 2024 nën standardet e pjesës së parë të sezonit:  “Ishte një ndeshje e bukur – komentoi Allegri në fund të sfidës –. Patëm disa mundësi dhe disa situata në të cilat mund të kishim bërë më mirë teknikisht kundër një Torino të fortë. Normale që nëse nuk shfrytëzon të gjitha rastet pastaj bëhet e vështirë, sidomos kundër një skuadre si Torino që ka një mbrojtje të mirë. Djemtë duhet të qendrojnë të qetë, bëmë mirë dhe nuk pësuam asnjë gol”.
“Ne mund të kishim bërë më mirë në sulmin e thellësisë – vazhdoi Allegri për DAZN -. Vlahovic dhe Chiesa duhet të kishin luajtur më shumë në anë dhe pas mbrojtësve të tyre. Megjithatë, skuadra bëri mirë në pjesën e parë, por nuk është kurrë e lehtë kur luan kundër skuadrave që luajnë një kundër një. Sidoqoftë, nuk kemi kaluar ndonjë rrezik të madh”.
Lexo më tej: Video/ Vlahovic përplaset te shtylla, Lazaro humbi rastin e bujshëm në të 94′: Torino e Juventus ndajnë pikët
Bardhezinjtë nuk po përjetojnë një moment të madh të formës: “Gjendja e lojtarëve si Rabiot dhe McKennie nuk është optimale. Ata po rriten dhe mendoj se do të kenë një mbyllje të shkëlqyer të sezonit. Në mesfushë mbetemi të sigurt sepse kemi lojtarë të tjerë me kualitet si Miretti dhe Alcaraz, por jo vetëm”.
MBRËMJA JO E VLAHOVIC
Mbrëmja e Vlahovic, megjithatë, ishte negative për shkak të dy rasteve të humbura nga afër: “Ka mbrëmje të tilla, ai ishte i pafat. Dusan është shumë i ri, ai është qendërsulmues i zonës së penalltisë dhe kur del dhe luan në hapësirë arrin të mbrojë topin. Fjalët e Elkann konfirmuan se sa mirë ka bërë Juventus në vitet e fundit. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që kanë dalë nga NextGen. Baza është e mirë dhe shoqëria do të bëjë vlerësimet për vitin e ardhshëm. E ardhmja ime? Në fillim të arrijmë objektivin që është më e rëndësishmja sportivisht për ne, dhe ekonomikisht për klubin. Drejtimi i dhënë nga pronarët është i qartë, që të ketë vazhdimësi duke vlerësuar talentet”.

Burimi