Juventusi humbi Bremerin për disa javë

Mbrojtësi Gleison Bremer çaloi në fund të derbit të së shtunës mes Juventusit dhe Torinos. Sipas të dhënave paraprake, braziliani ka probleme me muskujt.

Lojtari do të mungojë afërsisht dy ose tre javë. Megjithatë, informacione më të sakta priten të hënën, kur Bremer do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, siç raporton Tuttosport.

Gleison Bremer luan për Juventusin që nga vera e këtij viti pas një transferimi nga Torino për 41 milionë euro. Në kampionatin aktual, mbrojtësi brazilian ka luajtur 10 ndeshje dhe madje ka shënuar një gol, duke firmosur në portën e Salernitanës.

Kujtojmë se Juventusi mundi Torinon 1-0. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume