Juventusi vështron Gundogan

Juventusi po shikon rastin e Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Sipas Calciomercato, mesfushori i Mançester Sitit ende nuk ka vendosur nëse do të nënshkruajë një kontratë të re me Qytetarët.

Në fakt, drejtuesit e “Biankonerëve” po përgatisin një propozim prej 21 milionë eurosh, për të tunduar skuadrën e tij që ta dhurojë në janar, nëse sigurisht deri atëherë nuk e ka rinovuar bashkëpunimin me futbollistin.

31-vjeçari gjerman është në Mançester që nga viti 2016, duke qenë një nga liderët e skuadrës së Guardiolës, duke bërë 266 paraqitje të shoqëruara me 51 gola dhe 34 asistime. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume