Ka diçka që nuk shkon me politikën britanike, ajo quhet “Partia Konservatore”

Nga Frank Augstein, The Conversation

Trazirat aktuale në politikën britanike janë një përgjigje jo vetëm ndaj qeverisjes së shkurtër të Liz Truss si kryeministre, por si rezultat i problemeve brenda Partisë Konservatore  që kur  erdhi në pushtet në 2010.

Partia Konservatore është një grup prej rreth 180,000 njerëzish që janë më të pasur dhe më moshë më të madhe se një qytetar mesatar i Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte pikërisht ky grup, më shumë se kolegët deputetë të Truss, që e zgjodhën atë si drejtuese të Partisë Konservatore. Ishte gjithashtu ky grup që miratoi politikat që ajo u përpoq të impononte në vend, duke shkaktuar protesta nga popullata dhe tregjet.

Kjo metodë e zgjedhjes së liderit të partisë duhet të ndryshohet, e cila u hartua kur konservatorët ishin të fundit në opozitë (1997-2010).

Zgjedhja e kreut të Partisë Konservatore është në mënyrë rigoroze një çështje e brendshme të Partisë Konservatore. Dhe sigurisht është diçka pozitive kur jeni në opozitë. Kur jeni në pushtet, të ndryshosh liderin e partisë konservatore do të thotë të ndryshosh kryeministrin, raporton abcnews.al.

Diçka e tillë dobëson legjitimitetin e kujtdo që bëhet kryeministri i ri në mesin e elektoratit më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar.

Konservatorët mbështetën Boris Johnson sepse ai premtoi se do ti jepte fund “Brexit”. Sidoqoftë, shumica prej 80 vendesh që ai fitoi në 2019 krijoi përshtypjen se elektorati po votonte për një lider (Johnson) dhe jo për një parti (konservatorët).

Por nëse kjo mbështetje e re kishte të bënte me Johnson-in dhe Brexit-in, në vend të mbështejtjes së përhershme te konservatorve, ishte pikërisht kjo që çoi në urgjencën për të rrëzuar Johnson dhe në politikat e dobëta të Truss.

Mbështetësit e rinj pro-Brexit të Johnson-it nuk kishin të njëjtat instinkte politike si shumica e konservatorëve.

Këtij grupi votuesish i pëlqen kur ndërhyn qeveria. Ata e pëlqyen Johnson-in kur ai premtoi të shpenzonte para dhe të menaxhonte pabarazitë e vazhdueshme midis Anglisë veriore dhe jugore – pabarazi të përkeqësuara nga veprimet e qeverive të Margaret Thatcher të viteve 1980.

Kështu, kur ai u zëvendësua nga Truss mbështetja u zhvendos me shpejtësi në veri, ku kujtimet e Grevës së Minatorëve 1984-85 janë ende të freskëta. Në periferi, votuesit konservatorë janë përballur me rritjen e pagesave të hipotekave dhe faturave të energjisë si rezultat i ideologjisë së “shtetit të vogël” të Truss.

Ndoshta nuk duhet të presim që një parti konservatore të ketë ide të reja (në fund të fundit, kjo është çështja). Por mungesa e ideve të reja është ajo që bie në sy. Brexit kishte një element nostalgjik në të, raporton abcnews.al.

Mini -buxheti i hartuar nga  Truss-Kwasi Kwarteng ngjasonte me atë të  viteve 1980.

Edhe tregjet nuk mund ta duronin presionin. Konservatorët kanë ngecur në një vend ku të gjitha idetë e tyre vijnë nga e kaluara e Britanisë.

Në mentalitetin e Partisë Konservatore, e kaluara nuk funksionon si një udhërrëfyes për të ardhmen, por si një pikë destinacioni.

Ata nuk kanë mësuar asgjë nga e gjithë kjo. Instinkti i kancelarit të ri Jeremy Hunt është që të mos kthehet në vitet 1980, por në vitet 2010.

Në vitin 2010,  David Cameron premtoi se do të menaxhonte situatën që kishte kapluar vendin, në atë që njihej,”Britania e thyer”. Zgjedhësit nuk e kuptuan se kjo ishte më shumë parashikuese sesa përshkruese.

Pa dyshim, ka qenë e vështirë të parashikohet dëshira e votuesve britanikë. Brexit, një tjetër produkt i ndarjes së brendshme të konservatorëve dhe menaxhimit të dobët të partisë, shkatërroi besnikërinë politike mes elektoratit.

Ishte kjo paqëndrueshmëri e votuesve që bëri që Theresa May të mbante zgjedhjet në 2017. Kjo është gjëja më e gabuar në politikën britanike që nga viti i kaluar, kur David Cameron humbi referendumin për Brexit, raporton abcnews.al.

Të gjitha këto janë në një farë mënyre probleme të brendshme të Partisë Konservatore. Votuesit e zemëruar nga masat shtrënguese iu drejtuan partisë populiste të krahut të djathtë UKIP, duke e detyruar Cameron të mbante një referendum për anëtarësimin në BE.

Cameron luajti kumar me politikën e lartë të anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE dhe humbi.

Për të realizuar të gjitha mundësitë iluzionare të Brexit, mbështetësit e tij më të zjarrtë u mbështetën te Johnson për të rrëzuar May. Johnson krijoi ngërçin parlamentar të Brexit-it dhe më pas u duk se e zgjidhi këtë plagë me fitoren e tij gjatë zgjedhjeve.

Megjithatë, ai shumë shpejt u përfshi në një sërë skandalesh dhe sjellja e tij më në fund rezultoi e tepërt. Më pas, pikërisht kur deputetët menduan se situata ishte e sigurt, Truss shkatërroi besimin e mbështetësve në Anglinë jugore me mini-buxhetin: ndoshta autogoli më spektakolar që kur Jamie Pollock shënoi kundër Mançesterit në 1998.

Prandaj shumica e konservatorëve e dinin që Truss duhej të jepte dorëheqjen, por ata nuk dinë më se cilat janë interesat e tyre dhe ato të vendit.

Ata po silleb si një parti që tashmë është në opozitë.

/abcnews.al

 

Lexo me shume