“Ka informacione të klasifikuara”, Drejtoresha e AKSHI-t kërkon mbledhje me dyer të mbyllura. Xhaferaj: Hakeri më i madh është korrupsioni

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karcanaj ka qenë e pranishme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në një seancë dëgjimore për të raportuar mbi sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore si dhe në sistemin TIMS.

Në nisje të seancës Karcajan kërkon që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak se informacioni që do të japë është tejet i klasifikuar.

“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë një informacion të konsiderueshëm që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do t’ju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh Karçanaj.

Kjo deklaratë e Karcanajt ka sjellë dhe debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj u shpreh se hakërri më i rrezikshëm është korrupsioni, pasi sipas tij ishin mangësitë në sistem që ju krijuan mundësinë hakerave iranianë të depërtonin në sistemet tona dixhitale.

“Të falenderoj kryetar, ne jemi një grup deputetësh që e kemi parë të arsyeshme këtë seancë dëgjimore. Drejtoresha e AKSHI e sheh të arsyeshme të bëhet me dyer të mbyllura. Ne si deputetë e kemi kërkuar këtë seancë se pavarësisht se siguria kombëtare u cënua nga hakerat iranianë, hakeri më i rrezikshëm që është vazhdimisht cënues i sigurisë kombëtare, është korrupsioni dhe kemi të gjithë argumentet për ta provuar edhe këtë. Pra, ishin mangësitë e lëna në sistem nga korrupsioni që çuan hakerat iraninë në sistemin tonë.” – u shpreh Xhaferaj.

Ndërkohë që deputeti ANsip Naço ka krkuar nga kolegët e opozitës që të mos bëjnë rolin e prokurorit.

“Detyrën e prokurorit lërjani të tjerëve. Drejtoresha ka ardhur këtu për të informuar nëse nxirrni përfundime jeni të gabuar” -u shpreh Naço.

“Është kërkuar kjo seancë me AKSH-In edhe për një arsye, ne pranojmë se vendi është në agresion kibernetik. Një seancë e ka vlerën për t’u informuar deputetët por ç’ka ka ndodhur prek edhe publikun, ndaj duhet të jepeshin edhe sinjale qetësie apo realizmi. Edhe për të ditur se cila ka qenë gjendja e gatishmërisë, nga AKSHI apo institucione të tjera. “ vijoi Alibeaj.

Ndërsa hodhi në votim për vijimin e seancës me dyert të mbyllura, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre e gjithçka tjetër, me qëllim mos përhapjen e informacioneve.

Lexo me shume