Kafshuan turisten në Vlorë, bashkia gjen ‘zgjidhjen’: Helmon në masë qentë_664380ad6fb8b.webp

Kafshuan turisten në Vlorë, bashkia gjen ‘zgjidhjen’: Helmon në masë qentë

Pas publikimit të lajmit për kafshimin nga qentë e rrugës të një turisteje italiane mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar.
Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t’i vrarë këto kafshë.
Disa kafshë të helmuara në shumë zona te qytetit jo vetëm të rrugës por edhe kafshë shtëpiake të raportuara 24 orët e fundit.
Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.
Gati 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve.  Shpesh turistët vënë veten në rrezik duke ndaluar për t’i fotografuar qentë duke menduar se janë të sterilizuar dhe jo agresivë.

Burimi