Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës_664332924ff54.jpeg

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.
Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.

Burimi