Kanabis dhe armë të ftohta në shtëpi, në pranga 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar nga Radostina e Fierit ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet kanabis.

Gjatë operacioni t policor të koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier janë sekuestruar  doza kanabisi dhe një thikë e një përforcuesh grushti.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 33 doza me  cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

“Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik”, sipas policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top ChannelLexo me shume