Kapen me armë zjarri, municione luftarake dhe drogë/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka kryer dy operacione gjatë 24 orëve të fundit, të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.

 

Në një njoftim policia bën me dije në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer 3” u arrestua 24 vjeçari Denis Aliu, i cili u kap me lëndë narkotike.

 

Po ashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zastava” u arrestua Ervis Xheli, 31 vjeç. Ky I fudnit u kap me armë zjarri pistoletë dhe municione luftarake.

 

31 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi kishte përvetësuar 5000 euro nga një person tjetër, me pretendimin se do i blinte një makinë.

 

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve, 2 operacione policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava” u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. U vu në pranga një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3” u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, u vu në pranga 24-vjeçari që i posendonte, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë.

 

Sjërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo me shume