Kapet me drogë në Turqi polici i Rrugores

Florenc Bicerri shoqërohej nga Kujtim Çeliku, ish-komando i dënuar më parë për vjedhje

Efektivi i Policisë Rrugore Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi pasi është kapur në një parking në Stamboll me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabissativa.

Bicerri ka njoftuar në punë se do të udhëtonte drejt shtetit turk për arsye shëndetësore, por më pas nuk ka dhënë asnjë sqarim se sa kohë do të qendronte dhe nga ana e Policisë Rrugore kishte nisur puna për masë disiplinore nga efektivit.

Polici Florenc Bicerri, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, më datë 05 Tetor 2022, për të mos u kthyer brenda afatit të lejes së kërkuar. Sipas burimeve ai ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-komandoja i ushtrisë Kujtim Çeliku. Ky i fundit rezulton i dënuar në vitin 2011 për vjedhjen e një biznesmeni në Durrës që merrej me tregti floriri. Çeliku i ka vjedhur biznesmenit çantën me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Karrierën ushtarake Çeliku e e ka nisur me misionet e para paqeruajtëse në Irak e Afganistan, si pjesë e forcave Komando të Forcave të Armatosura, në kuadër të misioneve të NATOS-s.

Sipas burimeve, të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare të Rinasit kanë udhëtuar drejt Stambollit, ku u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në sajë të këtij operacioni, në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.

Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit. ndërkohë nga ana tjetër Autoritetit i Mbikqyrjes Policore vijon hetimet në bashkëpunim edhe më homologët turq për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e dorgës.

AMP po ashtu është duke kryer hetim edhe për efektivë në rinas për shkak se më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.

Klan News

Lexo me shume