Katër gjëra që duhet të bëni çdo mëngjes për të qenë më shumë produktivë

Mënyra sesi e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj.

“Nëse e filloni ditën me kaos, kështu do të vijojë dhe pjesa tjetër e ditës”, thotë Peggy Duncan, eksperte e produktivitetit personal.

Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.

1.Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme

Është momenti për të zbatuar atë listën e gjërave që keni në kokë, duke i shkruar apo nëpërmjet një aplikacioni.

Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. Jepuni përparësi elementeve si: kritike (duhet bërë brenda 24 orëve të ardhshme); të rëndësishme (për t’u bërë në ditët në vazhdim) dhe më pak rëndësi (aktivitete që nuk kanë urgjencë dhe mund të shtyhen në kohë).

2.Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme

Racionalizimi i mëngjeseve tuaja mund t’ju ndihmojë të reduktoni vrapin e shpejtë në shtëpi për të dalë në kohë prej saj. Zgjidhini veshjet, përgatiteni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë.

3.Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë

Leximi i emal-it ndërkohë që lani dhëmbët dhe kontrollimi i fëmijëve nëse janë duke u veshur është një realitet për shumë persona. Por kjo nuk është efikase. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.

4.Merrni pak kohë për veten

Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten, këshillojnë ekspertët./Abcnews.al/ 

Lexo me shume