Katërmbëdhjetë vende të NATO-s bien dakord për të rritur mbrojtjen ajrore evropiane

Ministrat e mbrojtjes nga 14 aleatë të NATO-s – përfshirë Britaninë e Madhe – plus Finlanda nënshkruan një shkresë me synim për të krijuar një sistem evropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore përmes blerjes së përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave nga vendet evropiane.

“Ky angazhim është edhe më vendimtar sot, pasi ne jemi dëshmitarë të sulmeve të pamëshirshme dhe pa dallim raketore nga Rusia në Ukrainë”, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană.

Një deklaratë e NATO-s tha se iniciativa do t’i lejojë të gjitha kombet pjesëmarrëse të zhvillojnë së bashku një sistem të mbrojtjes ajrore duke përdorur zgjidhje të ndërveprueshme, bën me dije BBC. /abcnews.al

Lexo me shume