Këlliçi: 45 herë rresht, Veliaj nuk dinte se çfarë bënin njerëzit e tij besnikë!_6643a9fb8798e.jpeg

Këlliçi: 45 herë rresht, Veliaj nuk dinte se çfarë bënin njerëzit e tij besnikë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Belind Këlliçi është shprehur se si ka mundësi që Erion Veliajt të mos ketë informacion për 45 tendera të dhënë nga bashkia për drejtorët e tij.
Ai tha se, si mund të mos dijë se çfarë bëjnë njerëzit e tij më besnik, të cilët i raportonin në tavolinë për votat që blinin në Tiranë.
‘Për të gjithë qytetarët që janë skeptikë, sepse këto denoncime kanë bërë të mundur që të ndërgjegjësohet edhe socialisti më fanatik, por le të ndalemi edhe tek ata që mendojnë se Erion Veliaj nuk e dinte.
Kjo mund të ndodhte nëse bëhet fjalë me 1 apo 2 raste. Por në momentin që të faktohet që janë 45 tendera në 8 vite, që janë vjedhur nga këta individë nuk ka se si 45 herë rresht, titullari i autoritetit kontraktor, që është Erion Veliaj, të mos dijë se çfarë bëjnë njerëzit e tij më besnik, të cilët i raportonin në tavolinë për votat që blinin në Tiranë, për liket, komente e share që ky merrte në rrjete sociale.
Nuk ka llogjikë se ku qëndron. Ka dokumente që janë bërë publike dhe të faktuara. Vetëm në javën e fundit keni parë se si janë bërë publike vjedhja e dy zyrtarëve të UKT-së që ishin kallëzuar penalisht nga drejtori, që vidhin pagat e punonjësve dhe kishin vjedhur 21 mln lek.
Tre zyrtarë të tjerë janë dërguar nga SPAK për gjykim për tenderin e klorit në bashkinë e Tiranës, ku përfshihet edhe një nga titullarët e drejtorisë së prokurimeve në ujësjellës që është bashkëshortja e pronarit të hotel ‘Rrapos’ që është në bashkëpronësi me vëllain e Taulant Tushës në Potam, Himarë, ku të gjithë dolën pronarë hotelesh.
Gjatë vitit 2022, zyra e shitjeve në UKT, gjatë kohës që ishte në kontroll nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është djegur, janë djegur kontratat, rekordet zyrtare, financiare dhe në mënyrë të pashpjegueshme’, tha Belind Këlliçi.
 

Burimi