Këlliçi akuzon nga Bulqiza: Në Bashkinë Tiranë janë vjedhur 132 mln euro pa bërë asgjë

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi nga Bulqiza deklaroi se është një skandal i madh, që në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur mbi 132 milionë euro e nuk është bërë asgjë.
Këlliçi thekson se ky është një skandal i padëgjuar më parë. Sipas tij, Veliaj duhet të ikë e pas tij e ka radhën Rama, deri në shkatërrimin e asaj që quajti banda e Rilindjes.
“Në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur 132 milionë euro dhe ky është skandal. Nuk është dëgjuar ndonjëherë ky skandal. Në Tiranë kryetari i Bashkisë del dhe tallet me SPAK. Dje Irena Gjoka, gjyqtare ishte dënuar për falsifikim dokumentesh. Çfarë është kjo drejtësi e re që godet opozitën?
Në këtë vend ka drejtësi me regji. Gjatë qeverisjes së Ramës, fshati është braktisur. Ne nuk bëjmë pas. Rrëzimi i Veliajt është mesazh i qartë për të gjithë, pasi dihet se pas Veliajt, radhën e ka Rama.”, tha ai.

Burimi