Këlliçi ofendohet kur pyetet nëse është shok me Veliajn: Nuk jam i ardhur në Tiranë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i përfolur si kandidat i PD-së për bashkinë e kryeqytetit, ka dhënë një deklaratë trazuese ndaj të ardhurve në Tiranë. I pyetur nga gazetari Endri Xhafo emisionin “Log.”  se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje pasi ai nuk është i ardhur në Tiranë.

E ndërsa iu vu në dijeni se me këtë përgjigje humbi votat e të ardhurve, Këlliçi tha se nuk e kishte merak këtë pjesë, sepse nuk do të jetë kandidat i PD-së në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?

Këlliçi: Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të as nuk jam i ardhur në Tiranë.

Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?

Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.

Lexo me shume