Këlliçi: Veliaj, hajduti më i madh që ka prodhuar ky vend!_663a4b1cd000e.jpeg

Këlliçi: Veliaj, hajduti më i madh që ka prodhuar ky vend!

Belind Këlliçi e quajti Erion Veliajn hajdutin më të madh që ka prodhuar ky vend.
“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet – tha Këlliçi gjatë fjalës nga protesta para bashkisë, – që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”.
“Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg”, shtoi ai.

Burimi