“Keni 3 ditë kohë”, Ukraina kërkon që Kryqi i Kuq të vizitojë kampin famëkeq të burgut Olenivka

Ukraina ka akuzuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për mosveprim në mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve ukrainas të luftës dhe i ka kërkuar atij që të ndërmarrë një mision në një kamp në lindje të vendit të pushtuar nga Rusia, raporton Reuters.

Në serinë e fundit të kritikave ukrainase ndaj KNKK-së, Zelenskiy tha se Kryqi i Kuq ende nuk kishte vizituar Olenivka,  një kamp famëkeq në Ukrainën lindore ku dhjetëra të burgosur ukrainas vdiqën në një shpërthim dhe zjarr në korrik.

Kryqi i Kuq u përpoq të siguronte hyrjen në kamp muajin e kaluar, por tha se ishte mohuar nga autoritetet ruse, raporton BBC.

“Nuk e kuptoj pse misioni i Kryqit të Kuq nuk ka mbërritur ende në Olenivka. Thjesht nuk mund të humbim më shumë kohë. Jetët e njerëzve janë në rrezik”, shkroi në Twitter të enjten vonë Andriy Yemak, shefi i shtabit të Zelenskiy, duke njoftuar se qeveria ukrainase i kishte dhënë KNKK-së tre ditë kohë për të dërguar një mision në objekt.

Lexo me shume