Kërkohej nga autoritetet amerikane, lihet në burg 32-vjeçari indian

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 31-vjeçarin indian. Ai u arrestua dje për trafikim të lëndëve narkotike. 31-vjeçari ka dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve. Ndaj tij rëndojnë dy masa arresti me burg nga autoritetet amerikane, si i përfshirë në trafikun nderkombëtar të drogës.

Sipas policisë arrestimi i indianit ka qenë koordinimi i RSO/DSS, Policisë së Shtetit dhe DEA-s për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.

Lexo me shume