Kërkoi ‘bashkim dënimesh’, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatjon Koçllarit, i arrestuar për trafik klandestinësh_66434b5f0842f.jpeg

Kërkoi ‘bashkim dënimesh’, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatjon Koçllarit, i arrestuar për trafik klandestinësh

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatjon Koçllarit, për “bashkim dënimesh”, nën hetim për trafikim të paligjshëm të 1120 emigrantëve nga Lindja e Mesme me destinacion Italinë e Jugut e më pas vendet e Bashkimit Evropian. 

Kërkuesi Fatjon Koçllari më datë 04.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Bashkim dënimesh”.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 149, datë 14.05.2024 vendosi:

Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Top Channel

Burimi