Kërkoi zbutjen e masës së sigurimit, GJKKO lë në burg Kep Arapin

GJKKO lë në burg Kep Arapin, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurimit.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, njofton GJKKO.
Kujtojmë se Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY ka zbuluar se ‘Kep Arapi’ në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e Policisë Dedan Gjoni kanë tentuar eliminimin e Xhevdet Plakut, me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014 kur iu vra në Itali i vëllai Sali Arapi dhe i dyshuar ishte pikërisht objektivi i cili nga gjykata italiane kishte marrë pafajësinë.
Vrasja e cila mbeti vetëm tentativë u porosit Holanda nga një person i identifikuar si Devi Gjermëni, i cili po gjatë këtij mëngjesi u arrestua në Limburg, Holandë falë bashkëpunimit të autoriteteve.
Eliminimi dyshohet se është kërkuar për shkak të konflikteve që burojnë nga trafiku i drogës në Holandë. Xhevahir Plaku i cili njihet dhe me emrin Akil dhe mbajtës i më shumë se 20 identiteteve ka pasur rrjetin e tij kriminal në Holandë ku lëvizte më dhjetëra kilogramë kokainë. Në 2018 ai u arrestua se bashku me 53 persona të tjerë për këtë vepër penale.

Top Channel

Burimi