Këshilla e ish-sulmuesit të Liverpoolit: Mbappe? Nuk besoj se Klopp….   

Kur Kylian Mbappe firmosi kontratën e re me PSG-në deri në vitin 2024, u duk se të paktën për ca kohë nuk do të flitej më për të ardhmen e tij, por pak muaj nga hedhja e të zezës mbi të bardhë, sulmuesi francez ka tronditur ambientin parizien duke kërkuar sërish largimin, me argumentin se klubi nuk ka mbajtur premtimet që i kishte dhënë.

Kjo sjellje e 23-vjeçarit, në fakt, po i bën të dyshojnë skuadrat që pretendojnë të blejnë kartonin e tij se në të njëjtën mënyrë mund të veprojë edhe në të ardhmen. Zhurma e krijuar nga Mbappé dhe përfaqësuesit e tij po mjegullojnë talentin e tij të padiskutueshëm. Pas Fernando Morientesit, i cili “vuri veton” te Reali kundër blerjes së Mbappesë, një tjetër sulmues ikonë për klubin e tij, në këtë rast Emile Heskey, i ka rekomanduar Liverpoolit të mos hedhë asnjë hap për ta transferuar në “Anfield”.

“Çdokush do ta kishte të vështirë të refuzonte një futbollist si Kylian Mbappé, por nëse sapo keni nënshkruar një kontratë të re dhe po bën bujë me kërkesën për t’u larguar, kush na garanton se nuk do të bëjë të njëjtën gjë në klubin e ri?

Ky është problemi i vetëm që kam me mënyrën se si disa lojtarë largohen nga një klub. Si trajner do të isha në dilemë nëse më duhet një lojtar i tillë.

Në klubet e mëdha, po, mund të kesh “yje”, por ata duhet të jenë në të njëjtin rang. Unë nuk mendoj se Jürgen Klopp është i gatshëm të trajtojë një lojtar ndryshe nga kushdo tjetër në skuadrën e tij. Ai është një lojtar klasi dhe do të përshtatej në çdo formacion, por të sjell probleme.”

 

 

Lexo me shume