“Këto ndeshje janë vendimtare”, Josa: Renditja gënjen, ndaj Laçit kemi bërë mirë përherë

Vllaznia luan të dielën në Kurbin ndal Laçit, sfidën e vlefshme për Superiore. Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ka thënë para ndeshjes se e vlerëson në maksimum rivalin dhe e ka cilësuar takimin si vendimtar.

“Nuk është problemi se nesër luajmë me Laçin. Duhet të kemi parasysh se ndeshja qoftë e nesërmja apo tjerat, janë determinante. E kemi pritur ndeshjen me qetësi. Laçi është një ekip që nuk meriton atë vend që ka në klasifikim, qoftë edhe pikët e grumbulluara. Ka cilësi brenda për brenda. Edhe skuadra vitet e fundit ka bërë përfaqësime të mira, qoftë brenda, qoftë jashtë.

Kualifikimi? I harroj shumë shpejt gjërat e kaluara, edhe skuadra po ashtu. Nuk jetohet me gjërat e shkuara. Në këtë mënyrë mund të marrim ajër më shumë se sa duhet nëse mendojmë veÇ për fitore. Duhet të shohim problemet, se si mund t’i zgjidhim.

Starti i sezonit të shkuar? Nuk ka asnjë lidhje me sezonn e shkuar. Skuadrat kanë pasur drejtuesë të tjerë dhe lojtarë të tjerë. Unë shoh atë që kanë bërë këtë sezon.

Mungesat? Qoftë mungesat apo kartonët, janë disa probleme, por normale në ecurinë e kampionatit. Shpresojmë që mos të na mblidhen në të njëjtën periudhë. Jemi munduar që t’i kompensojmë. S’u bë provë e madhe me Flamurtarin. Dikush na ka dhënë besimin e duhur, një tjetër jo. Janë gjëra që unë personalisht më mbetet për detyrë për t’i rikuperuar sa më mirë në ndeshjen e Laçit.

Aralica – Kruja? S’më kanë ngrohur fare! Mua më ngroh se Çfarë do të bëjë nesër. Pas ndeshjes bëjmë gjithë bilancet. Mua më del detyra t’i adoptoj lojtarët në vendet e tyre. Sa i përket Kainës, nuk është në lojë. Ka treguar një shqetësim pas ndeshjes. Dje dolën ekzaminimet që do ta lëmë dy ditë jashtë. Janë gjëra që nuk më shqetësojnë fare. Pjesa tjetër e skuadrës më është përgjigjur.

Laçi në formën më të keqe? Nuk do të shohim se çfarë gjendje është Laçi. Do ta shohim si skuadër pretendente, njësoj siç e kam pa vetë unë kur kam qenë trajner i atij ekipi. I vetmi lojtar që do të rikthehet është Boshnjaku, i cili nuk do të jetë në formacionin bazë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Lexo me shume