Kievit i rekomandohet kursimi i energjisë pas goditjes së raketave ruse (fotot)

Operatori shtetëror i energjisë elektrike të Ukrainës ka nxitur sot rezidentët e kryeqytetit Kiev të kursejnë përdorimin e energjisë gjatë mbrëmjes, pasi sipas tyre “shpërthimi i një rakete ruse’ ka shkatërruar një instalacion energjitik pranë kryeqytetit.

Ata shtonin se energjia elektrike ishte rikthyer pas goditjes por kompania Ukrenergo ka kërkuar reduktim të konsumit në mbrëmje dhe ka paralajmëruar për ndërprerje të furnizimit.
Kërkesa nuk është konfirmuar nga Kievi.

Por gazetari i  BBC, Paul Adams raportonte nga Kievi duke thënë se rrugët janë vërtet më të errëta por “jeta pak a shumë vazhdon”.
Paralajmërimet e kursimit të energjisë vijnë teksa luftimet vijojnë në zonën Kherson që kontrollohet tashmë nga Rusia.
Dje presiednti rus Putin tha se për momentin nuk do të ketë sulme raketore ndaj Ukrainës, pas atyre që erdhën si hakmarrje ndaj shpërthimit në urën strategjike Kerch që lidh Rusiën me Krimenë e aneksuar./BBC/

Top ChannelLexo me shume