Kishte dy javë kohë, klubi anglez shkarkon trajnerin pak orë përpara ndeshjes

Tetë muaj ka zgjatur aventura e Shota Arveladze si trajneri i Hull City. Ish-sulmuesi i famshëm gjeorgjian, i cili si futbollist fitoi trofe me Ajaksin, Rangers, Trabzonspor dhe Dinamon e Tbilisit, është shkarkuar nga posti i teknikut të ekipit që garon në Championship.

Largimi i tij ka ndodhur sot, vetëm tetë orë përpara ndeshjes shtëpiakë ndaj Lutonit. Edhe pse objektivi i Hull City është rikthimi në Premier League, skuadra ka grumbulluar vetëm 11 pikë në dhjetë javët e para, duke u renditur në vend të 20-të.

Arveladze dhe lojtarët e tij kishin dy javë kohë për t’u përgatitur për duelin kundër Lutonit, kjo falë ndërprerjes së kampionatit për shkak të Nations League, por drejtuesit e klubit 118-vjeçar kanë zgjedhur ta shkarkojnë 49-vjeçarin vetëm në ditën e ndeshjes./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume