Kishte marrë goditje në bark, 35-vjeçari në Sarandë shkon me plagë thike në spital

Një 35-vjeçar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë ndërsa mësohet se bëhet fjalë për Besmir Uka, 35-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë ndërsa Uka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë goditje në bark.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur një sherri në një lokal në lagjen Nr.3 qytetit. Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes,” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.

Po ashtu, gjatë kohës që ndodhej në burg, 35-vjeçari është proceduar penalisht pasi u denoncua nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.  Uka ka precedentë penalë për “dhunë në familje,  “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Po hetohet për shkakun e plagosjes.

NJOFTIMI

Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Lexo me shume