Kishte mbjellë më shumë se 200 rrënjë kanabis në pyll, identifikohet dhe vihet në pranga 29-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës vijon operacionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa ka gjetur dhe asgjësuar në pyllin e Shporit 236 rrënjë kanabis.
Autoritetet po ashtu kanë identifikua dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të tyre.
Njoftimi:
Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi.Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.
29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Burimi