Kjo është gjëja më tërheqëse për një grua, por edhe për një burrë

Njerëzit me aroma të ngjashme trupore kanë më shumë gjasa të tërhiqen, sipas një studimi të ri të publikuar në Physiology & Behavior. Në hulumtimin e kryer në Skoci, 30 çifte heteroseksuale që kishin qenë në një lidhje për të paktën gjashtë muaj, dhanë dy mostra të ndryshme të erës së trupit – me dhe pa deodorant trupi.

Më pas, pjesëmarrësve të tjerë iu kërkua të nuhasin mostrat dhe të vlerësojnë se sa të ngjashëm ishin me njëri-tjetrin.

“Rezultatet na tregojnë një preferencë për partnerë me një erë të ngjashme,” vuri në dukje udhëheqësi i studimit Dr. Caroline Allen.

E njëjta tendencë, megjithatë, nuk u vu re në mostrat e çifteve kur ata kishin përdorur deodorant, duke treguar se aromat natyrale të trupit janë një faktor kyç në lojën e atraktivitetit.

Studiuesit shikuan gjithashtu se sa të lumtur dukeshin çiftet në marrëdhënien e tyre, duke zbuluar se sa më e ngjashme të ishte era e trupit të meshkujve me atë të partneres së tyre, aq më të lumtur ishin ata.

Gjatë studimit, pjesëmarrësve iu kërkua të mos ushtroheshin, të shmangnin ngrënien e ushqimeve me erëra të forta dhe të flinin vetëm, gjëra që potencialisht mund të ndikojnë në erën e tyre aktuale.

Ekipi hulumtues ishte në gjendje të vërtetonte gjetjet e studimeve të mëparshme se pilulat e kontrollit të lindjes mund të ndryshojnë erën e trupit dhe ndoshta të ndikojnë në zgjedhjen e bashkëshortit.

Lexo me shume