Kjo kompani ofron 57 mijë euro për t’ju “varrosur” të gjallë

Një kompani ofron 57 mijë euro për të gjithë ata që pranojnë të varrosen të gjallë.

Start-up AR rus po u ofron klientëve të saj mundësinë unike për të organizuar funeralin e tyre – dhe më saktë një simulim të tij – duke pasur mundësinë të jetojnë përvojën e varrosjes së gjallë për 3.5 milionë rubla, ose pak më shumë se 57,000 euro.

Klientët do të zbulojnë kështu talente të fshehura, “aftësi psikike” dhe do të ndihmohen për të menaxhuar “frikat dhe ankthet” e tyre të vdekjes, ndërsa vullneti i tyre për të jetuar testohet, tha themeluesja e start-up-it Yekaterina Preobrazhenskaya për stacionin radio Govorit Moskva.

Kompania njoftoi sipërmarrjen disa ditë më parë duke i përshkruar funeralet si “një simbol i vërtetë i luftës për veten dhe të ardhmen tuaj të lumtur”.

Sipas informacioneve të marra nga revista Moskvich, oferta është e disponueshme në dy paketa: funerali “online” dhe funerali “me paketë të plotë”.

Paketa e parë, e cila kushton 600,000 rubla (15,635 dollarë), reklamohet si “terapia e ankthit për frikën dhe ankthet” dhe premton të lejojë klientin të “mbyllë kapitujt” në jetën e tij, t’i nënshtrohet “shërimit hyjnor” dhe “ringjalljes nga hiri”.

Ata që zgjedhin paketën e “varrimit të plotë” do të kenë një varrim të plotë sipas preferencave të tyre fetare.

Klienti do të vendoset në një arkivol dhe do të varroset deri në 60 minuta.

Klientët pritet të dalin nga arkivoli me një “vullnet për të jetuar” të rinovuar dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të mbajnë arkivolin e tyre si një suvenir.

“Ky proces do t’ju lejojë të vlerësoni jetën tuaj dhe ta doni atë, të kuptoni misionin tuaj dhe të zhbllokoni potencialin tuaj”, tha Preobrazhenskaya.

Vlen të përmendet se në postimin e saj në Instagram, Preobrazhenskaya shpjegoi se është plotësisht e sigurt të varrosësh dikë të gjallë, duke pretenduar: “Ne nuk synojmë t’i ekspozojmë klientët tanë ndaj rrezikut të panevojshëm. Shkencëtarët kanë llogaritur se personi i varrosur do të ketë mjaftueshëm ajër në arkivol për rreth 5.5 orë”. /abcnews.al

 

 

 

 

Lexo me shume