Klasikja PSG-Marsejë, tifozët miq kërcënojnë me trazira

Klasikja e kësaj fundjavë në Francë, mes PSG dhe Marsejës do të luhet në Paris, por pa praninë e tifozëve miq. Dy dekrete ministrore dhe shtetërore janë miratuar për të ndaluar lëvizjen e tifozëve të Marsejës.

Pavarësisht këtij ndalimi, autoritetet e kanë klasifikuar ndeshjen si të rrezikut 4. Në të vërtetë, disa tifozë të Marsejës mund të jenë rreth Parc des Princes këtë të diel në mbrëmje dhe mund të shkaktojnë jo pak probleme.

Policia ka frikë edhe nga përdorimi i mjeteve piroteknike brenda stadiumit, në kthesën e Auteuil.

Lexo me shume