Komedianiteti politik: ndërsa Berisha po digjej, ky opozitar dukej sikur krihej!_663a3819d0b70.jpeg

Komedianiteti politik: ndërsa Berisha po digjej, ky opozitar dukej sikur krihej!

Deputeti peqinas Dashnor Sula, me prirje të theksuara ekzibicioniste në politikë, u shfaq i tillë gjatë ardhjes në parlament, ditën kur do votohej imuniteti i Berishës. Po pse?! A ishte tërësisht jashtë kontekstit ky akt i tij vëmendjetërheqës për mediat?!
Ja si e përligji ai komedianitetin e tij politik:
“Opozita ka që nga data 5 tetor që proteston, aksion opozitar sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për të treguar kësaj maxhoranse se aksioni opozitar nuk është për interesa personale absolutisht. Kush e gjykon dhe mund ta bëjë pis se flitet për zotin Berisha, por aksioni do të vijojë derisa e drejta jonë kushtetuese për komisionet hetimore të vihet në vend”, tha ai.
Deputeti Sula nuk ka patur ekzibicione të tilla vite më parë kur ishte deputet; ato po i shfaq në këtë mandat, me synimin e lexueshëm për të rritur profilin e tij politik me akte të tilla që jo domosdoshmërisht e bëjnë simpatik apo tërheqës në popull. /tesheshi.com/