Konfiskimi i pasurive të Redjan Rrajës/ Sekuestrohet edhe “Audi” luksoz i Kejvina Kthjellës

SPAK ka vendosur këtë të premte sekuestro për pasuritë në pronësi të Redjan Rrajës, tashmë i arrestuar prej rreth tre viteve si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku.

 

SPAK ka vendosur sekuestro për disa prona në kryeqytet, një shumë parash, një orë rolex, dhe dy automjete.

 

Një nga automjetet është me ngjyrë gri, i tipit Audi, A8 i përdorur nga Kejvina Kthjella por që sipas SPAK, rezulton të jetë në pronësi të Redjan Rrajës.

 

Kejvina Kthjella shoqërohej me Redjan Rrajën në kohën kur ndodhi ngjarja e Shijakut në vitin 2019.

 

Madje, asokohe modelja u mor në pyetje për ngjarjen, pasi rezultoi të kishte komunikime të shpeshta me 34 vjeçarin Redjan Rraja.

 

Ajo u zbulua nga komunikimiet telefonike me autorin e dyshuar.

Lexo me shume