Në këtë sezon, pas kontratës faraonike të rinovimit me PSG, gjithcka është thënë për Kylian Mbappè. Nga konflikti me Neymar, te vetmia në dhomat e zhveshjes deri te dëshira për tu larguar. Tani, sulmuesi francez ka folur hapur, për të fshirë çdo aludim: nuk do të largohet nga PSG.
Këtë herë sulmuesi francez ishte i qartë dhe mendimet e tij i shprehu në vetën e parë para kamerave: “Në Paris jam shumë i lumtur, nuk kam kërkuar kurrë të shitem. Zërat janë të gjitha të trilluara”. Referenca e Mbappè është tek dëshira e supozuar e tij për t’u larguar nga PSG që në janar. Sipas kësaj hipoteze francezi ishte i zhgënjyer nga mungesa e rolit të protagonistit absolut në skuadër. Rol që, në fakt, duhet ta ndajë me Neymar dhe Messi.
Lexo më tej: Video/ Neymar vendos ‘Le Classique’: PSG triumfon ndaj Marseille e shkëputet në krye të Ligue 1
Pas suksesit të skuadrës pariziene përballë Marseille të drejtuar nga Tudor, Mbappè komentoi situatën: “Nuk më interesojnë të gjitha këto thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di si mund të dilte një histori e tillë. E madje edhe unë u habita”.
Kështu, nuk ka as Real Madrid e as Liverpool pas Kupës së Botës për Mbappe. Pas kësaj deklarate madje mund të marrë frymë lehtësisht edhe Milan. Në fakt, shtypi francez e kishte evidentuar Rafael Leao si një nga profilet e zgjedhur nga Campos, për të zëvendësuar francezin në rast ndarjeje.
br> br>Lexo me shume