Kopshti Botanik, Fakulteti i Shkencave në gjyq me bashkinë
Kategoria: Sociale
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 5 Minuta

Kopshti Botanik, Fakulteti i Shkencave në gjyq me bashkinë

Mblidhet asambleja e Fakulteti të Shkencave të Natyrës. Pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mes universitetit dhe bashkisë Tiranë. Pedagogët: Është cenuar rëndë autonomia e universitetit

Enida Vërça

Asambleja e Fakulteti të Shkencave të Natyrës në Tiranë, në një mbledhje të zhvilluar pasditen e djeshme, informon se ditën e nesërme, do të mbahet seanca e parë gjyqësore kundër VKM-së, në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila e kalon Kopshtin Botanik në pronësi të bashkisë Tiranë. Jani Marka, pjesë e asamblesë së personelit akademik të këtij fakulteti, thotë për “Shekulli”-n se në mbledhjen e zhvilluar është shprehur vullneti i plotë i stafit, për t’i shkuar deri në fund kësaj beteje të hapur me bashkinë tashmë. “Sot (dje) u informuam më shumë me disa komunikime që ka patur bashkia me rektoratin, si dhe u lajmëruam për seancën e gjyqit, që pritet të zhvillohet në datën 9 të këtij muaj. Në muajin shtator ne si pedagogë kemi menduar qoftë nëpërmjet asamblesë, qoftë individualisht, të shprehim mendimin tonë në lidhje me çështjen në fjalë. Kjo është një betejë e hapur tashmë, që mendojmë se do të fitohet, marrë shembull nga kolegët. Fakulteti i Gjeologji-Minierave, fitoi falë një rezistence 4-vjeçare, kështu që ka shumë gjasa për anulimin e këtij projekti nga ana e bashkisë,” nënvizon ai.

Autonomia

Në fjalën e tij, pedagogu thotë se vendimi i bashkisë cenon rëndë autonomin universitare, duke e rrezikuar çdo ditë atë. “E gjithë kjo është një shkelje e autonomisë universitare, sepse ky vendim është marrë pa miratimin tonë”, bën me dije ai. “Është komplet e padrejtë që të merret një vendim i tillë për Kopshtin Botanik, pasi ne kemi qëllim shkencor dhe mësimor, ndërkohë që bashkia ka deklaruar se do t’a kthej në një park të vizitueshëm dhe atraktiv për qytetarët. Është diçka e cila bie ndesh me misionin tonë, sepse kopshti është për qëllimi shkencor dhe mësimor”, saktëson ai. Marka thotë se Kopshti Botanik është institucion shkencor me vlera unike dhe kombëtare dhe nuk mund të preket nga asnjë vendim. “Kopshti Botanik duhet të qëndrojë atje ku e ka vendin: në Universitetin e Tiranës. Kjo është garancia e parë për të ruajtur këtë pasuri. Më tej Kopshti duhet të zhvillohet duke u mbështetur me financime jo vetëm nga Universiteti, por edhe qeverisja qendrore dhe Bashkia Tiranë.

Deklarata

Në mbledhjen e zhvilluar, asambleja ka diskutuar edhe në lidhje me pretendimet për keqinformim të Senatit Akademik të UT-së, të shprehura në letrën e kryetarit të bashkisë Erion Velija, me datë 1.10.2019, drejtuar anëtarëve të senatit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp,  personeli akademik i FSHN-së është shprehur se ndihet e keqardhur që Ministria e Arsimit së bashku me bashkinë Tiranë kanë marrë vendime të tilla në mungesë të transparencës, duke sjell pasoja për universitetin. “Asambleja e FSHN u ndje e keqardhur që Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve procesin e transferimit të Kopshtit Botanik pranë Bashkisë Tiranë, të iniciuar që në tetor të 2017 nga Bashkia Tiranë, nuk e ka bërë transparent asnjëherë dhe asnjërës prej strukturave drejtuese të UT-së, për më tepër ku vetë nga Bashkia ngrihet akuza për ‘disinformimi’ nga Rektorati dhe FSHN-ja. Kjo shkresë, duke qenë në kundërshtim flagrant me kuadrin ligjor që rregullon marrëdhëniet midis institucioneve publike, përmban gjithashtu shtrembërime dhe fakte të pavërteta në kohë dhe përmbajtje. Asambleja unanimisht mori vendimin që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e procesit, me praninë ë të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09.10.2019,  ora 11 me shpresë të një vendimi të drejtë dhe në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme”, shprehet në mënyrë unanime asambleja e këtij fakulteti.

Këshilli studentor

Ashtu si pedagogët të cilët zotohen për mbrojtjen e Kopshtit Botanik, ky qëndrimin nuk ka munguar as nga këshilli studentor i fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ata shprehen kundër transferimit të pronësisë së Kopshtit Botanik, nga Universiteti i Tiranës te Bashkia Tiranë, duke thënë se do ta mbrojmë në të gjitha mënyrat. Për këshillin studentor, e gjithën kjo është një grabitje e pasurisë universitare. “Ne shprehim shqetësimin tonë si organi më i lartë përfaqësues studentor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për fatin e këtij Kopshti në duart e një institucioni që nuk ka hezituar të tjetërsojë në të shkuarën prona të tjera publike, në favor të bizneseve të mëdha të ndërtimit që betonojnë parqe dhe hapësirat e gjelbra të këtij qyteti. Ne i bëjmë thirrje Senatit Akademinë të Universitetit Tiranë të qëndrojë në lartësinë e detyrës akademike dhe intelektuale në ruajtjen e pasurisë së Universitetit dhe në thelb autonominë e tij nga një pushtet që po humb dalëngadalë vijën demokratike mes atij vendor dhe qendror”, deklaron këshilli studentor.

Vendimi

Me një vendim të Këshillit të Ministrave më 17 korrik, u vendos që Kopshti Botanik do të jetë më pronë e universiteti të Tiranës, por bashkisë Tiranë. Në këtë VKM thuhet se është marrë vendimi që Kopshti Botanik të jetë pjesë e listës së pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit, në zonën kadastrale 3292. “Kalimi në pronësi të bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (kopshti botanik), Tiranë për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta dhe kartelave tub pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. Bashkia Tiranë dhe Universiteti i Tiranës lidhin një marrëveshje me qëllim garantimin e ushtrimit të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore  të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin  e pasurive të përcaktuara në shtojcën nr.1 të këtij vendim, apo t’i tjetërsojë ato”, thuhet mes të tjerash në këtë vendim.

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës...
Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni...
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollov policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll...
Ish-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me atentatin që është bërë ndaj prokurorit...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...