Kosova i ndalon patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe të vizitojë Pejën_664240207fff5.jpeg

Kosova i ndalon patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe të vizitojë Pejën

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës më 13 maj.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se ky vendim është marrë pasi Beogradi vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, duke mos lejuar vizitat e zyrtarëve të Prishtinës të vizitojnë Serbinë.
“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë.
Ashtu siç dihet, Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë çasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla.
Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”, thuhet në njoftim.

Burimi