Kosova ligj të ri për përdhunimet/ Parashikohet rëndimi i dënimeve deri në burgim të përjetshëm në rastet e vdekjeve

Në dy ditët e fundit në Kosovë janë raportuar në Polici katër raste të dhunimeve e ngacmimeve seksuale dhe tetë raste të dhunës në familje.

Kjo e ka bërë edhe me të domosdoshme nevojën e marrjes së masave për të parandaluar rastet e tilla, çka edhe Ministria e Drejtësisë insiston në ndryshimin e Kodit Penal për këto vepra penale.
Në mesin e ndryshimeve hyjnë marrja e patentë shoferit, mos punësimi në institucione publike, mospjesëmarrja në blerjen e aseteve për të gjithë ata që dënohen me vendim përfundimtar nga gjykatat në vend. Ndryshime do të ketë edhe në procedimin e të dyshuarve për veprën penale të përdhunimit.

Ndonëse në shoqëri janë mirëpritur disa prej këtyre propozimeve për ndryshime, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të  e Njeriut konsideron se ka shkelje.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës personat që kryejnë veprën penale të dhunimit, varësisht prej rrethanave dënohen nga 2 deri në 20 vjet burgim, e në rastet kur viktimës i shkaktohet vdekja, dënimi maksimal është ai me burgim të përjetshëm.
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimet për këto ndryshime, tash i mbetet Kuvendit të shqyrtojë dhe t’i hedh në votim.

Top ChannelLexo me shume