Kosova ndalon testin e virgjërisë, ish deputetja: Prindërit kërkojnë “provë” se vajza është e paprekur

Ish deputetja nga Kosova, Dude Balja në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për veprimin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për të ndaluar testin e virgjërisë. Sipas kodit të ri, ky veprim cilësohet si shkelje e të drejtave të njeriut ndaj duhet të sanksionohet.

Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, teksa po diskutonin së bashku me sociologun Gëzim Tusa dhe Zhaklin Lekatarin, ish deputetja tha se nga ajo që kanë konstatuar, janë më shumë prindërit ata që kërkojnë një “provë” nga gjinekologu se vajza e tyre është e paprekur.

Duda: “Qeveria e ka marrë seriozisht gjendjen e femrave në Kosovë. Kemi bërë një analizë dhe kemi parë shumë raste që kanë kërkuar këtë test në disa situate në vende rurale. Ishte e çuditshme sepse shumica e vajzave kanë pasur nënshkrimin e prindërve.

Prindërit kanë dashur një aprovim nga gjinekologu se vajza nuk është prekur.  Përgjigjet janë shokuese sepse shumica kanë pasur nevojë si provë se vajza është e virgjër.”, tha ish deputetja. /abcnews.al

Lexo me shume