Kreshnik Çollaku: Kam mbështetur përmbajtjen e fjalimit të Ramës në KiE, por ishte në vendin e gabuar

Deputeti  Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka folur në  një intervistë të shkrutër për Vizion Plus, për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithsshme të Këshillit të Europës në lidhje me rrëzimine e rezolutës së Dick Martit për Kosovën dhe miratimin e një të reje.

 

 

Deputeti Çollaku shprehu mbështetjen e tij për fjalimin e Kryeministrit dhe tha se çdo gjë që Rama tha  në atë  fjalim është e vërtetë por ishte në vendin e gabuar dhe në mënyrën më të shëmtuar.

 

 

Roland ZIli: Cili është qëndrimi juaj në raport me fjalimin e  kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithsshme të Këshillit të Europës?

 

 

Kreshnik Çollaku: Fjalimi, fjalët, unë e kam mbështetur përmbatjtjen e fjalës e tekstin por ajo ishte fjala e duhuar në vendin e gabuar dhe në mënyrën më të shëmtuar. Në rast se teksi i Ramës do të ishte mbajtur përpara një audience universitare, historianësh, analistësh, do të ishte teksi i duhur sepse në fakt ato janë të gjitha të vërteta por mënyra me të cilën Rama performoi ishte minimalisht një peformim totalisht difektoz, arrogant, agresiv në mënyrë të paktueshme. Dhe unë dyshoj që produkti i asaj që Rama bëri, të kishte patur synim qëndrimin e deklaruar.

 Ishte një operacion makro-propagandistik dhe u duk se Rama donte dy gjëra të arrinte: E para të bënte një lavazh patriotik të vetes dhe sigurisht i dha një mbrojtje besnike një figurie me të cilin është në marrëdhënie shumë të afërt e miqësore  siç është ish-Presidenti Thaci e drejtues të tjerë të UÇK-së. Qëndrimin karshi të akuzuarve në Hagë, ne e kemi mbështetur, e kemi votuar të gjithë rezolutën që donin të rrëzonin akuzat e neveritshme të Martit por, çfarë po ju them unë, tërheqja në këtë debat që Dick Marti tha, se sa të padrejta janë akuzat, sa e padrejtë është mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në Hagë nuk ka të bëjë fare me performancën e Ramës.

 

 

Roland Zili: Pra ju thoni që fjalimi i Ramës dëmtoi më shumë se sa ndreqi punë? Sa shanse ka realisht Shëqipëria pavarësisht fjalimit të Ramës, që ta përmbysë rezolutën e 11 viteve më parë dhe të miratojnë një rezolutë tjetër që të hedhë poshtë rezolutën e Dick Marit, që nqë fakt ka rënë sepse nuk janë vërtetuar akuzat?

 

 

Kreshnik Çollaku: Ka shanse shumë të vogla, pavarësisht se sa e ndiejmë ne ngjarjen. Do  t’ia vlente përpjekja por mendoj që shanset janë edhe më të ulëta pas performancës së Rsmës mbrëmë.

Duhet konsensus. Të gjithë ata njerëzit me të cilët u përball Rama, janë të gjithë njerëzit që do të votonin për një rezolutë të re. Por çfarë kuptimi ka që ti bën atë fjalim të shkruar mirë por shkon konfliktohesh me ata që janë vendimarrësit, me ata që do e votojnë? E dyta, e dëmton në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kosovën, Kosova ka sfida të tjera të ditës së sotme. Kosova ka bërë një aplikim për tu pranuar si anëtare e KE dhe është një ndër sfidat më të jashtëzakonshme në situatën e marrëdhënieve ndërkombëtare , një suskes i jashtëzakonshëm.

E kjo vendimarrje është me votë në KE. Kosova ka muaj që lobon e punon për këtë, dhe është antiproduktive që të bësh një fjalim kaq të bukur patriotik por me zero efekt e sidomos duke stimuluar në sallë kundërshti të natyrës personale, i bën një dëm Kosovës. Çfarë sensi ka që Rama shkon performon si mega-patriot e provokon të gjithë këto vende si Spanja, Rumania apo Greqia që të paktën të mos e pengojnë Kosovën. Nëse Kosova do të dështojë këtë radhë patjetër një pjesë e këtij dështimi është në faturën e Edi Ramës e perfomancës së mbremshme.

 

Lexo me shume